Ish-kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha shkruan se kryedemokrati Sali Berisha gënjen dhe mashtron kur thotë se administratori kompanisë së Lulzim Bashës, (referuar asaj të Erion Isufit, kunatit të tij), nuk ishte shkarkuar nga detyra që në korrik 2021, por vazhdonte që të ishte edhe aty, edhe te “Emaar” në projektin e Portit të Durrësit. Në postim, Basha ka shpërndarë një artikull të Alfapress.al, në të cilin shihet dhe dokumenti i lëshuar nga Qendra Kombëtare e Biznesit, që vërteton se Oltjan Haxholli pas një vendimi të asamblesë së ortakëve në datë 13.07,2021 është shkarkuar si administrator i kompanisë në fjalë. Vetëm 3 ditë më pas në datën 16.07.2021, ky shkarkim është reflektuar edhe në regjistrin e QKB.
“Arsyeja pse non grata gënjen dhe shpif publikisht është që të heqë vëmendjen nga ky fakt: ai dhe oligarkët e oborrit të tij janë të zhytur kokë e këmbë në aferën e Portit të Durrësit. Dhe jo vetëm aty,”- shkruan Basha në postim.

