Kuvendi i Shqipërisë kaloi projektin e portit të Durrësit. E menjëherë kanë nisur nga reagimet.
I pari ishte kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i cili ka denoncuar investimin në Portin e Durrës, të cilin e konsideron një aferë korruptive.
Paraditen e sotme, në një konferencë me gazetarët ditën e sotme, Meta tha se Porti i Durrësit u është dhënë kompanive offshore, madje shtoi se një aferë e tillë e errët godet interesat publike dhe financat e shqiptarëve akoma më dramatike paraqitet situata me buxhetin e shtetit për vitin 2023.

Po ashtu, pas tij, ka reaguar edhe Enkelejd Alibeaj. Sipas demokratit, kryeministri Edi Rama thur gojën por kuptohet se është i zhytur në aferat që e mbajnë peng.
Por vetë Rama ka vendosur që t’i kthejë përgjigje vetëm Metës. Për këtë të fundit, Rama bën me dije se gjatë gjithë karrierës së tij politike ka themeluar 2 parti, Lëvizjen Socialiste për Integrim dhe Partinë e Lirisë së fundmi.
Por duket se i bën edhe një paralajmërim. Kjo e fundit nuk do të ketë jetëgjatësi. Megjithatë nuk jep asnjë detaj tjetër se çfarë do të thotë me mesazhin e tij të koduar.