Artur Ndreka, një 33-vjeçar shqiptar, është arrestuar në Itali për trafik të lëndëve narkotike.

Arrestimi i Ndrekës ka nxitur reagime të shumta në shtetin fqinj, Itali, ku disa media i kanë kushtuar artikuj të ndryshëmn veprimtarië kriminale të shqiptarit.

Ndreka njihej si “Capo”, një nga emrat më potencialë të botës së krimit të grupeve shqiptare në Itali.

Ai ishte “rritur” nën krahun e bosëve më të njohur shqiptarë në atë territor, si Arben Zogu, Dorian Petoku dhe Petrit Bardhi.

Ishte një hetim nga Prokuroria Publike dhe Guardia di Finanza, për trafik ndërkombëtar droge, i cili i dha fund “mbretërimit” të 35-vjeçarit shqiptar në kryeqytetin italian.

Ndreka është tashmë në burg së bashku me vëllanë e tij dhe krahun e tij të djathtë.

Veprimtaria kriminale e Ndrekës

Veprimtaria e tij kriminale ishte shtrirë kryesisht në zonën jugore të Romës: Acilia dhe Vitinia ishin sheshet ku grupi i tij kryente më shpesh trafikun e drogës. Ndreka ishte koka e një bande prej 8 personash. Ishte një moment perfekt ai që mundësoi ngritjen e tij në piramidën e mafias. Arrestimi i tre bosëve të mafias në Itali i krijoi mundësinë Ndrekës të bëhej “Capo” i ri i Romës.

Nga përgjimet e Guardia di Finanza-s në Piazzale Clodio, u shpërfaq një pamje e qartë e veprimtarisë kriminale të shqiptarit në Romë.

Mediat italiane nënvizojnë kontrollin mbi territorin, shitjen e drogës, hierarkinë e ngurtë brenda grupit dhe kontaktet me bosët shqiptarë, si arsyet që i dhanë forcë dhe prestigj 35-vjeçarit brenda botës së krimit, deri në kontrollin total të strukturës së ndërtuar nga kriminelët shqiptarë.

Fjalët e ministrit Piantedosi për arrestimin e Ndrekës

Arrestimi i Ndrekës ka nxitur edhe reagime nga politika italiane.

Ministri i Bredshëm, Matteo Piantedosi, komplimentoi punën e bëra nga strukturat e policisë.

“Grupi i trafikut të drogës në sheshin e Romës është mposhtur. Lufta kundër drogës është thelbësore për të luftuar përhapjen e krimit dhe paligjshmërisë”, tha ai.

Megjithatë, pronari i Viminale nuk përmendi emrin e drejtorit të arrestuar.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version