Instektoriati i Mbrojtjes së Territorit ka gjobitur ditën e sotme bashkinë e Vlorës. Mësohet se IMT-ja ka gjobitur Bashkinë për shkak të zjarrit që është ndezur ditën e djeshme në fushën e mbeturinave urbane.
Zjarri u ndez ditën e djeshme dhe akoma nuk është shuar, ndërkohë që tymi ka krijuar probleme në të gjithë banorët e zonës. Për këtë IMT ka gjobitur me 1 milion lekë bashkinë.
Mësohet se nga hetimi paraprak, ka dyshime se zjarri është i qëllimshëm dhe janë shoqëruar disa persona, të cilët dyshohet se kanë vënë zjarrin.

