Arsenal është kthyer më në fund në nivele të larta, është kthyer të bëjë të madhen, të paktën deri më tani, ku përballë tyre po bien me radhë të gjithë favoritët, të fundit që e provuan një shije të tillë ishin të kuqtë e Jurgen Klopp.

Në “Emirates”, Martineli kaloi “topçinjtë” në avantazh që në minutën e parë, një prekje një gol. Nunez barazoi shifrat provizorisht për t’i lënë më pas stafetën Saka.

Talenti anglez realizoi një dopjetë, në fundin e pjesës së parë dhe në minutën e 72-të, duke sigluar shifrat përfundimtare në 3-1. Fal këtij suksesi, Arsenal vijon të qëndrojë në krye të Premier League në kuotën e 24 pikëve, një më shumë se Man.City.

“Qytetarët” e Pep Guardiola-s çmontuan më herët Southampton me rezultatin e pastër 4-0. Nuk mungoi as në këtë sfidë Erling Haaland që realizoi golin e katërt, i 15 sezonal në Premier League.

Një fitore të rëndësishme arriti edhe Tottenham në transfertë përballë Brighton. Golin e vetëm dhe 3 pikësh e realizoi Harry Kane në minutën e 22-të.

Fitore të pastër 3-0 siguroi edhe Chelsea përballë Wolves, një ndeshje e veçantë për Armando Brojën që realizoi golin e tretë për blutë dhe të parin me fanellën e Chelsea.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version