Presidenti Bajram Begaj kërkon nga forcat politike në vend që të mos e shikojnë njëra tjetërn si armike. Gjatë intervistës me ‘Zërin e Amerikës’, Begaj deklaroi se konfliktualiteti e gjuha e urrejtjes duhet t’i mbeten së shkuarës.

Begaj foli dhe për çështje të tjera, që nga marrëdhëniet me Greqinë te çështja e detit mes dy shteteve, fenomenin shqetësues të largimit të shqiptarëve, zgjedhjen e kreut të ri të Shërbimit Informativ të cilën ai e konsideron prioritet, apo dhe mbi zhvillimet e fundit në Kosovë.

Presidenti Bajram Begaj u shpreh se është në konsultime me kryeministrin Edi Rama për zgjedhjen e drejtuesit të ri të Shërbimi Informativ Shtetëror. Gjatë intervistës me ‘Zërin e Amerikës’, Begaj u shpreh se drejtori i Shërbimit Informativ shtetëror është liruar nga detyra me dekret të Presidentit një muaj më parë, me kërkesën e tij. Ai shtoi se po e ndjek me seriozitet të madh këtë çështje, e cila është një nga prioritetet kryesore. 

INTERVISTA:

Zëri i Amerikës: Meqenëse jemi tek çështja e sigurisë, zoti President, prej një kohë të gjatë Shërbimi Informativ ka qenë pa drejtuesin e vet, i larguar për studime jashtë vendit, dhe vetëm një muaj më parë Kryeministri Edi Rama, njoftoi se kishte pranuar dorëheqjen e tij. Në një botë e cila nuk është në ditët e saj më të mira, sa i përket aspekteve të sigurisë, a është normale që një vend të qëndrojë pa kryetarin e Shërbimit Informativ për muaj të tërë?

Presidenti Bajram Begaj: Shërbimi Informativ shtetëror është një institucion i rëndësishëm i sigurisë kombëtare. Në respekt të detyrimeve ligjore drejtori dhe zv. drejtori i Shërbimit Informativ Shtetëror, emërohet dhe lirohet nga detyra me dekret të Presidentit të Republikës dhe propozim të Kryeministrit. Drejtori i Shërbimit Informativ shtetëror është liruar nga detyra me dekret të Presidentit të Republikës një muaj më parë, me kërkesën e tij. Është një institucion shumë i rëndësishëm. Jemi në konsultime me Kryeministrin për gjetjen e emrit për drejtuesin e SHISH.

Zëri i Amerikës: A pritet që këto konsultime të përfundojnë shpejt dhe të mos kemi muaj të tjerë pa drejtuesin e SHISH?

Presidenti Bajram Begaj: Patjetër, do të jetë një çështje që do të jetë në prioritetet tona. Siç e përmendët, çështjet e sigurisë kombëtare janë shumë të rëndësishme. Sfidat e sigurisë globale kanë ndryshuar, janë shtuar. Përveç sfidave të sigurisë kemi dhe sfidat që lidhen më sigurinë energjiktike, atë kibernetike, sigurinë ushqimore, sigurinë publike, kështu që duhet patjetër të gjejmë një zgjidhje.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version