Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, do të zhvillojë këtë të enjte, 27 shtator, një vizitë zyrtare në Tiranë.

Në axhendën e bërë publike është parashikuar pritja zyrtare në aeroportin “Nënë Tereza” në orën 14:30. Ndërkohë që në orën 16:30 presidentja e KE-së pritet të mbajë një konferencë të përbashkët për shtyp me kryeministrin Rama.

AXHENDA

Programi i vizitës së Ursula von der Leyen, Presidente e Komisionit Europian në Tiranë, 27 Tetor 2022

14.30 – Ceremonia e mikpritjes në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza”

15.45 – Takim bilateral mes dy delegacioneve në Kryeministri

16.30 – Konferencë për shtyp mes Kryeministrit Edi Rama dhe Ursula von der Leyen, Presidente e Komisionit Europian në sallën COD, Kryeministri.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version