Gjykata e Tiranës cakton masën e sigurisë arrest në shtëpi për dietologen e arrestuar 3 ditë më parë, Silvana Balliu.

Gjatë seancës, 41-vjeçarja nuk ka dhënë asnjë sqarim për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike.

Ndërsa avokati mbrojtës, Jordan Daci kundërshtoi pretendimet e prokurorisë se klientja e tij është e dyshuar për mashtrim.

41-vjeçarja kishte një ambient të paregjistruar në zonën e Brrylit në kryeqytet dhe përmes mashtrimit shiste dieta të personalizuara nga 150 deri në 300 euro.

Gjatë ndërhyrjes nga shërbimet e Policisë, kjo shtetase ka fshirë nga telefoni i saj, bisedat me klientët me qëllim për të penguar zbulimin e së vërtetës. /Balkanweb

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version