Kreu i qeverisë Edi Rama prezantoi ditën e sotme drejtuesen e re të Kadastrës Dallëndyshe Bici. I pranishëm në prezantim ishte edhe paraardhësi i saj, Artan Lame dhe drejtoresha e AKSHI-t, Linda Karçanaj. Rama u shpreh se duhet të mbyllen të gjitha rrugët e kontakteve të drejtpërdrejta mes qytetarëve dhe Kadastrës. Madje ai shtoi se duhet bërë një bashkëpunim mes institucioneve që të hiqen bishtat e pisllëkut që kanë mbetur në Kadastër.

‘Rezultatet janë të dukshme janë të prekshme! Por sot është koha për një shkëputje. Sot kemi një baze nga e cila mund të shkojmë me shpejtësi më tutje që është teknologjia. Koha të mbyllim përfundimisht të gjitha rrugët e kontakteve të drejtpërdrejta mes qytetarëve dhe Kadastrës. Duhen mbyllur të gjitha sportelet. Kadastra gjithë personeli duhet të hyjë mbrapa ekranit. Duhet një bashkëpunim i ngushtë mes AKSHI-it.  Duhet një bashkëpunim i ngushtë me Prokurorinë Speciale dhe sa i përket AMTP-ve që kjo nuk ka të bëjë drejtpërdrejtë me Kadastrën, por ka të bëjë me bishtat e pisllëkut dhe korrupsionit të të kaluarës që është nga koha e komunave që ka gjetur hapësirë edhe nëpër njësitë bashkiake dhe që prodhon edhe sot që flasim dokumente, AMTP që jepen tani dhe që pretendohet që janë dhënë në 1991-shin dhe 1992-shin, por natyrisht që e thashë që kjo është komplekse dhe është përtej institucionit vet.’– tha Rama.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version