Dy ditë pasi u shpall fitues, sot është prezantuar kreu i ri i SPAK, Altin Dumani. Në prani edhe të Arben Krajës, i cili i dorëzoi detyrën, kreu i KLP-së, Alfred Balla i uroi suksese drejtuesit të ri.
Balla tha se zgjedhja e kreut të ri të SPAK ishte edhe evenimenti më i rëndësishëm dhe me i ndjekur ne televizion pas finales së Kupës së Botës.
Kreu i KLP-së sqaroi edhe problemin teknik, qe solli edhe ndërprerjen fjalës se Dumanit gjatë prezantimit.
Balla i uroi suksese Dumanit ne detyrën e re, por edhe dy kandidateve te tjerë Edvin Kondili dhe Adnan Xholi.
“Ka qenë aq i rëndësishëm ky proces saqë pas finales së kampionatit botërore ishte evenimenti kryesore që bëri gjithë shqiptarët të ishin para tv. Ne patëm aq shumë fluks sa ne na ra edhe linja. Na ngacmuam mediat mos i ndërpre fjalën zotit Dumani. Por në fakt ishte ngarkesa e madhe dhe interesi i lartë për këtë proces.
Gara ishte e bukur. U fokusua tek dy shefat e sektorëve dhe zoti Dumani e fitoi. Uroj edhe dy kandidatët e tjerë, i përgëzoj për kandidimin. Qytetarët e ndoqën procesin, ishte shumë transparent.

