Tre episodet e fundit të serialit dokumentar të shumëpërfolur “Harry & Meghan” janë tashmë të disponueshme në Netflix dhe ajo që po dëgjohet nga Princi Harry dhe gruaja e tij, Meghan, do të shqetësojë dhe ndoshta zemërojë familjen mbretërore. Çifti po i shtojnë më shumë ‘benzinë ​​zjarrit’ me zbulimet e tyre kundër pallatit mbi “Megxit” dhe pretendojnë se William, Kate dhe Charles ishin xhelozë për popullaritetin e tyre dhe nuk i pëlqenin ata ‘të vidhnin në qendër të vëmendjes’.

Duka i Sussex madje bëri disa krahasime midis gruas së tij dhe nënës së tij, duke pretenduar se Princesha Diana u detyrua të largohej nga pallati për të njëjtën arsye, sepse ajo ia kalonte atyre që “kishin lindur për ta bërë atë gjë”, siç ishte babai apo dhe vëllai i tij.

Në episodin e katërt të serialit, Princi Harry tha se turneu i tyre i parë në Australi në tetor 2018, ku u zbulua shtatzënia e Meghan, shkoi aq mirë sa “pallati u kërcënua tepër nga ai”. Më konkretisht, ai tha: Kur dikush vjedh vëmendjen ose e bën punën më mirë se personi që ka lindur për ta bërë atë, kjo i shqetëson njerëzit dhe prish ekuilibrin.

Në episodin e pestë të “Harry & Meghan” Duka i Sussex tha se ishte e tmerrshme që vëllai i tij, tani Princi i Uellsit, t’i bërtiste gjatë një takimi të 13 janarit në Sandringham kur mori vesh planet e Harry-t dhe gruas së tij Meghan, për të lëvizur jashtë vendit.

“Ishte e tmerrshme të kisha vëllain tim që bërtiste dhe bërtiste, pastaj dhe babai thoshte gjëra që thjesht nuk ishin të vërteta. Dhe gjyshja ime, e dini, rrinte ulur e qetë atje dhe kupton gjithçka,”- theksoi Harry.

Në episodet e fundit të dokumentarit ‘Harry & Meghan’, Princi Harry ‘marrë hakun’ ndaj babait të tij Charles dhe vëllait William.

“Unë shkova atje me të njëjtin propozim që kishim bërë tashmë publikisht, por sapo arrita atje m’u dhanë pesë opsione. Në takim zgjodha opsionin tre – gjysmë brenda, gjysmë jashtë. Të kemi punët tona, por edhe të punojmë për të mbështetur Mbretëreshën. U bë shumë e qartë shumë shpejt se qëllimi nuk ishte për diskutim apo konfrontim,”-tha ai.  

Pas deklaratatave të tij, ende nuk ka asnjë reagim nga familja mbretërore. 

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version