Është zhvilluar sot pritja zyrtare për ish-presidentin e SHBA-ve, Bill Clinton, i cili mbërriti në Tiranë me ftesë të kryeministrit Edi Rama.

Gjatë pritjes së tij, të ftuar në këtë ceremoni kanë qenë prezentë krahas shumë figurave politike, edhe ish-krerët e shtetit. Ndërkohë është vënë re mungesa e Presidentit Bajram Begaj, i cili ka qenë i ftuar, por për arsye shëndetësore nuk ka mundur të marrë pjesë. Po ashtu në këtë ceremoni ka munguar edhe Ilir Meta.

Sakaq, në ceremoni nuk ka qenë i ftuar ish-kryeministri Sali Berisha.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version