Pritjes 8-vjeçare të Milanit i ka ardhur fundit, kuqezinjtë e Stefano Piolit, likuiduan me rezultatin 4-0 Salcburgun, në duelin e fundit të grupit, duke siguruar një “biletë” për në fazën e 1/8-ave të Champions-it, biletë kjo që kishte plot 8 vite që mungonte.

Oliver Zhiru ishte heroi i kuqezinjve mbrëmjen e sotme, teksa shënoi dopietë në minutat 14 dhe 57 si dhe asistoi te goli i dytë i shënuar nga Kruniç në minutën e 46-të, ndërkohë që këtë triumf spektakolar e “vulosi”, Mesias në 90+1′.

Një fitore e merituar kjo nga ana e Milanit, që me 3 pikët e marra në “San Siro”, u pozicionua në vendin e dytë, në renditjen përfundimtare të Grupit E, me 10 pikë në 6 ndeshje.

Ndërkohë në sfidën tjetër të zhvilluar paralelisht në Grupin E, Çelsi bëri detyrën në shtëpi, duke mposhtur me përmbysje 2-1 Dinamon e Zagrebit.

Petkoviç gjeti i pari rrugën e rrjetës në minutën e 7-të, ndërkohë që Stërling dhe Zakaria, shënuan për blutë në minutat 18 dhe 30. Për sa i përket Armando Brojës, ai u hodh në fushë në minutën e 65-të, duke zënë vendin e Obamejang.

REZULTATET:

MILAN – SALCBURG 4-0

Zhiru 14′, 57 Kruniç 46′ , Mesias 90+1′ 

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version