Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka vendosur të shkarkojë nga detyra gjyqtaren Rexhina Merlika pasi gjatë procesit të rivlerësimit i janë gjetur probleme me deklarimin e pasurisë.

Trupa gjykuese e përbërë nga Brunilda Bekteshi, Pamela Qirko, Roland Ilia vendosi shkarkimin e Merlikës.

Rexhina Merlika është bërë pjesë e sistemit të drejtësisë që prej vitit 1989 dhe më pas në vitin 1993 është bërë kryetare e Gjykatës së Krujës.

Nga viti 2013, Merlika ishte pjesë e Gjykatës së Rrethit Gjyqësore Tiranë.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version