Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi se nuk ka diskutuar me Ilir Metën për emra konkretë kandidatësh për zgjedhjet vendore.
I ftuar në emisionin “Open”, Berisha u shpreh se ai mbështet kandidaturën e gjithësecilit që shpreh dëshirën e tij për të garuar në primare.
Berisha: Asnjë politikan nuk ka propozuar për Këshillin Bashkiak. Këshilli bashkiak të jetë një organ vibrant. Askush nuk e njeh sot Këshillin Bashkiak. Mund të bësh një anketë, as 0.1% e qytetarëve nuk e njeh se kush është kryetare e Këshillit Bashkiak për Tiranën ai është zonja “hije”.
Për Ilir Alimehmetin, Berisha tha se meriton të kandidojë dhe nuk mund të krahasohet me kryebashkiakun aktual, Erion Veliaj.
Berisha: Nuk është e vërtetë që është diskutuar me Metën për kandidaturat. Siç doli dhe shpalli veten, janë të tjerë me potencialë që do shpallin vetëkandidaturën. Unë mbështes kandidimin e secilit politikan që plotëson kushtet, anëtarët e shoqërisë civile, por për qytetarë të parë të Tiranës, do mbështes atë që fiton primaret. Ilir Alimehmeti është intelektual me reputacion, meriton të kandidojë dhe nuk mund të bëhet një krahasim midis tij dhe Erion “zdromsit”.

