Komisioni Evropian ka përpiluar tekstin e paketës së zgjerimit dhe atë të progres raportit për vendet e Ballkanit Perëndimor që pritet të marrin dritën jeshile më 12 tetor. REL (Radio Evropa e Lirë) ka publikuar sot disa nga aspektet kryesore të progresraportit për Shqipërinë dhe Kosovën, ku vihen edhe pikat kyçe për të cilat ka shqetëism Bashkimi Evropian.
Në rastin e Shqipërisë vlerësohet progresi në forcimin e strukturave për integrim në BE, por kërkohet që në këtë drejtim të ketë më shumë bashkëpunim me opozitën dhe shoqërinë civile. Në progres raport theksohet se konflikti i madh i brendshëm me partinë më të madhe opozitare, Partinë Demokratike(PD) ka ndikuar në jetën parlamentare në Shqipëri.
Komisioni pranon se Shqipëria ka vazhduar luftën kundër korrupsionit në nivel të lartë dhe si shembull përmenden dënimet e disa ish-zyrtarëve të lartë. Shqipërisë i kërkohet që të bëjë më shumë përpjekje në parandalimin e pastrimit së parave.
Një çështje që Komisioni Evropian kërkon në mënyrë të veçantë në Shqipëri është angazhimi për të penguar emigrimin ilegal, sidomos të personave të mitur pa shoqërues./Dosja.al

