Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim ka takuar sot kryediplomaten e BE-së, Christiane Hohmann.

Në një postim në Twitter, Kim thotë se ky takim vjen pas raportit të parë mbi përparimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE që nga fillimi i negociatave me unionin.

Ambasadorja amerikane thotë se SHBA do të vazhdojë të mbështesë fuqishëm reformat dhe masat e tjera të nevojshme për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.

Postimi i Yuri Kim:

Diskutim i mirë sot me ambasadoren Hohmann pas raportit të parë mbi përparimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE që nga fillimi i negociatave në korrik. SHBA do të vazhdojë të mbështesë fuqishëm reformat dhe masat e tjera të nevojshme për anëtarësimin e plotë të Shqipërisë në BE, përfshirë reformën në drejtësi.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version