Këshilli për Rregulloren, Imunitetin dhe Mandatet ka nisur seanca për heqjen e mandatit të deputetit Saimir Tahiri dhe dhënien e autorizimit për ndalimin e tij e kërkuar nga prokuroria e Përgjithshme.

Që në fillim të mbledhjes prokurori Besim Hajdarmataj ka kërkuar që kjo seancë të zhvillohet me dyer të mbyllura. Por kjo kërkesë u rrëzua nga deputetët.

Në këtë mbledhje, ish-ministri Tahiri shoqërohet nga avokati i tij Artan Hajdari.

Pas vendimit të Këshillit, nëse pranohet kërkesa e Prokurorisë pritet një seancë parlamentare ku do të votohet nga parlamenti për heqjen e mandatit të Tahirit.

Ish-ministri akuzohet nga Prokuroria për Krime të Rënda për veprat të rënda penale, si ajo e për veprat penale të “Trafikimi i narkotikëve” kryer në bashkëpunim, në formë të posaçme të grupit të strukturuar criminal dhe  “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë’’,

Porokurori Hjdarmetaj tha se prokuroria i kërkon këshillit se i duhet autorizim për heqien e imunitetit të mandatit të deputit Saimr Tahiri,duke i hapur rrugë për arrestimin,kontrollin personal ose të banesës.

Gjithashtu,prokurori Hadarmetaj ka treguar se megjithëse Saimir Tahiri ia ka shitur makinën e tij me datë 05.11.2013 kushëririt të tij Artab Habilaj(vëllai I Moisi Habilaj)ai e ka përdorur e ripërdorur sërish makinën e shitur.Një rast ka qenë në Geqi kur Habilaj,sipas sistemit Tims më datat 16.08.2014, 30.08.2014, 29.08.2014, 08.08.2014,ka dalë nga Republika e Shqipërisë drejt Greqisë e kjo makinë është kthyer e drejtuar nga vetë Saimir Tahiri në Shqipëri.

Të pyetur se hetimet ndaj Saimir Tahirit nga prokuroria nisën nga shkrimi i një gazete Italiane apo prokuroria kish kohë që po hetonte,Hadarmetaj u shpreh se hetimet ndaj Saimir Tahirit kanë nisur 17.10.2017 por prokuroria Shqiptare me anë të një kërkese prokurorisë Italiane ka marë të dhëna por vitet më parë deputeti Tahiri nuk ka qenë nën hetim .sosnews.al

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version