Ish-oficeri i Policisë, Dritan Zagani, i cili denoncoi ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahirin ishte i ftuar këtë të hënë në emisionin “Panorama e Mëngjesit”, në Panorama TV, ku ka treguar ndër të tjera periudhën që ai u arrestua dhe presionet që ka marrë për të mos treguar dhe për të “mbyllur gojën”.
Zagani tha se në Policinë e Shtetit, në kohën kur ministër ishte Tahiri, kolegët dhe eprorët i thonin që të kishte kujdes ‘me makinën dhe me njerëzit e ministrit’.
“Në situatën që u krijua te ne ishte elementi bazë i mbijetesës që të filtej si ishte parulla e mafies në Itali “nuk kam parë nuk kam dëgjaur e nuk flas”. Për mua kjo nuk ekzistonte”, tha ai.
Por ish oficeri i Policisë tha se e kishte vendosur të mos bënte pas, edhe pse prej tij janë ndier të rrezikuar familjarë, apo edhe kolegë që njiheshin si shokë të tij në Polici.
“E kisha mendjen top që nuk do bëja pas sa të kisha detyrën funksionale. Kisha plot koleg e miq e shokë që më thonin “mos u merr me këtë muhabet se do i nxjerrësh telashe vetes”, por nuk dua ta them për ndonjë dukje por se kam llogaritur, e kam thënë nëse zotëria është ministër e është nën nivelin e këtyre për mua është njësoj si këta”.
Një tjetër moment që kujton Zagani nga muajt që ka kryer burg, është edhe që sipas tij një prokuror i ka dërguar “fjalë në burg që të firmosë një farsë” sepse do të fitonte lirinë dhe pafajësinë.
“Ose kulmi i drejtësisë arriti ishte një prokuror i asaj ohe Anton Matrini që të gjithë e shihnin si një të pathyeshëm, të më dërgojë llaf në burg të më thotë mua, një oficer policie të më thotë më fal se se dija që je nga Shkodra se s’do ta kishim bërë këtë punë e dyta, të më cojë llaf prokurori t’i vetëm firmos këto gjëra banale se për 3 javë unë të nxjerr nga burgu, jo unë nuk pranova e kam bërë 6 muaj burg vetëm se nuk pranova të firmos një farsë.

