Është mbajtur këtë të martë në Gjykatën e Elbasanit seanca për ekstradimin e bosit turk të kriptomonedhave, Faruk Ozer, i cili akuzohet se ka përfituar 2 miliardë dollarë përmes mashtrimit me kriptovalutat.
Seanca e kësaj të hënë u shty për shkak se prokurori solli prova të reja dhe avokati Klodian Skënderi kërkoi më shumë kohë për njohjen me materialet e dosjes.

Në prononcimin e dhënë për mediat avokati i Ozer, deklaroi se ka një nxitim nga ana e autoriteteve shqiptare për një ekstradim sa më shpejtë, por nënvizoi se klienti i tij ka të drejtën e një procesi të rregullt gjyqësor.
“U parashtruan disa kërkesa procedurale nga ana ime, pati debate. Ne insistojmë që në ngarkim të shtetasit që unë përfaqësoj të zhvillohet një proces i rregullt gjyqësor. Nuk mundet që në seanca ekstradimi të ketë ngut. Nuk e kuptoj pse është tërë ky ngut nga ana e Gjykatës. Ne për këtë punë jemi këtu, të garantojmë interesat e ligjshme të shtetasve”, deklaroi avokati Skënderi.

