Prokuroria e Tiranës vendos mos fillim hetimi për ish-gjyqtarin e Gjykatës Kushtetuese, Besnik Imeraj. Ai dha dorëheqjen si gjyqtar dhe ndaj tij u ndepre vettingu. Por Komisioni i Pavarur i Kualifikimit e kallëzoi penalisht Imerajn per fshehje pasurie.

Padia u depozitua ne Prokurorinë e Përgjithshme, e cila e kaloi per kompetence ne Prokurorinë e Tiranës. Vendimi per mosfillim te hetimeve ndaj ish-gjyqtarit Imeraj erdhi per shkak te mungesës se provave ne kallëzim, si dhe per mungese te elementeve te veprës penale. Vendimi i Prokurorisë i është njoftuar ndërkohe komisionit si dhe vete ish-gjyqtarit Imeraj. Ky është rasti i pare kur prokuroria rrezon nje kallëzim te KPK-se.

Ndërkohë Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka caktuar turpin gjykues, i cili do të marrë në shqyrtim vendimin e komisionit të pavarur të kualifikimit për ndërprerjen e vettingut për ish-prokurorin e përgjithshëm Adriatik Llalla. Trupa gjykuese do të drejtohet nga Sokol Çomo me anëtarë Luan Daci, Ina Rama, Albana Shtylla dhe Ardian Hajdari.

 

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version