Kodi i Procedurës Penale detyron Prokurorinë dhe Gjykatën e Krimeve të Rënda që dosjet e korrupsionit dhe krimit të organizuar t’i kalojë pranë Strukturës së Posaçme Antikorrupsion. Deri në ngritjen e saj,pasi duhet të funksionojë Këshilli i Lartë i Prokurorisë,me dhjetra dosje i kanë kaluar Prokurorive të Rretheve pasi krimet e Rënda nuk kanë kompetencë ti hetojnë.

E fundit pas krimeve në familje apo dhe vrasjeve të cilat nuk konsiderohen në kuadër të grupit të strukturuar kriminal është dhe dosja e 613 kilogramëve kokainë të sekuestruar në Maminas.

Këtë të martë Prokuroria e Krimeve të Rënda shpalli moskompetencën dhe dosja i kaloi organit të akuzës në Durrës.

Kjo për shkak se Krimet e Rënda deri në këtë fazë të hetimit nuk kanë gjetur elementë të grupit të strukturuar kriminal dhe sipas ligjit dosja i kalon për kompetencë rrethit gjyqësor në të cilin ka ndodhur krimi.

Në fund të shkurtit policia  sekuestroi 613 kg kokainë, ndërsa në pranga ranë shoferi dhe administrator i kompanisë Arbri Garden. Pronari i saj Arber Cekaj është shpallur në kërkim ndërkombëtar.//sosnews.al

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version