Prokuroria e Përgjithshme ka kërkuar heqjen e mandatit për dy deputetë në kuadër të ligjit të dekriminalizimit.
Prokuroria dorëzoi kërkesën në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve për deputetët Aqif Rakipi nga PDIU dhe Gledion Rahovica nga LSI.
Sipas Prokurorisë së Përgjithshme, “deputeti i PDIU për qarkun e Elbasanit, Aqif Rakipi, dhe ai i LSI për Qarkun e Beratit, Gledion Rahovica, preken nga ligji i Dekriminalizimit. Dy deputetët nuk kishin deklaruar ndalimin nga policia në Itali”.
Vendimi i Prokurorisë ka ardhur pas kërkesës së mëparshme të KQZ për verifikimin e rasteve që këtyre deputetëve. Ndërkaq, KQZ ka kërkuar verifikim edhe për Mhill Fufin, ish-deputet i PD, Omer Mamo, ish-deputet i PDIU, dhe kryetarin e bashkisë së Pogradecit, Eduard Kapri.
Në përgjigjen e Prokurorisë së Përgjithshme për KQZ thuhet se ish-deputeti i PD, Mhill Fufi, dhe ai i PDIU Omer Mamo, nuk rezultojnë me shkelje.Po kështu, nuk figuron në shkelje as kryetari i bashkisë së Pogradecit, Eduard Kapri.
Kujtojmë se Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet për 40 zyrtarë të niveleve të ndryshme të administratës, pasi dyshohet se kanë modifikuar të dhënat e dorëzuara në formularin e vetëdeklarimit./sonews.al
Prokuroria: Ti hiqet mandati Aqif Rakipit dhe Gledion Rahovicës
Të ngjashme
Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !
© 2026 SosNews. Designed by SosNews.
