Ka nisur ballafaqimi në ambientet e Prokurorisë së Tiranës mes sanitares Rozeta Dobi dhe ish-zyrtares së Lartë të Kryeministrisë, Alda Klosi.
Parprakisht mësohet se në fillim në Prokurori është shoqëruar nga ambientet e burgut të grave, Rozeta Dobi dhe më pas ka shkuar edhe Alda Klosi. Të dyja gratë do të përballen me njëra-tjetrën për origjinën e parave që u gjetën në aspiratorin e shtëpisë së Rozeta Dobit.
Pastruesja e arrestuar bashkë të birin, Havier Dobin, deklaron se edhe 400 mijë eurot që Policia gjeti disa ditë pas arrestimit në shtëpi, janë të Klosit. Por zyrtarja e mohon përkatësinë e parave. Hetimi deri më tani nuk ka zbuluar persona të tjerë që mund të kenë gisht te shuma rekord. Në total, Rozeta Dobit iu gjetën 520 mijë euro, para dhe aksesorë të çmuar.

