Kamerat e lokalit në “Nea Ionia” të Athinës ku në 21 shkurt u vra 40 vjeçari nga Delvina, Pëllumb Islami janë gjetur. Neëssit.gr shkruan se shkruajnë se pamjet filmike ishin fshehur qëllimisht nga pronari i lokalit, i cili tashmë ndiqet penalisht për “dëshmi të rreme” dhe “përkrahje të autorit të krimit”.

Të njëjtat informacione thonë se në të shihet njëri prej autorëve i ulur në të njëjtën tavolinë me viktimën, një hidraulik 39-vjeçar. Ky njeri kishte një armë. Më pas, gjashtë persona të tjerë arritën atje dhe filloi një përleshje. Po ashtu në shkrimin e medias greke thuhet se personat që kanë qëlluar me armë zjarri janë personi që shoqërohej me Islamin dhe një nga 6 personat që hyri më pas në lokal. Madje para të shtënave ka pasur përleshje me duar dhe me qytën e armës.

Ngjarja e rëndë ndodhi në një lokal rreth 2 javë më, pas një përleshjeje mes dy grupeve të përbërë nga shqiptarë. Një prej plumbave ka kapur aksidentalisht Islamin, duke i marrë jetën në vend. Viktima nuk kishte asnjë lidhje me personat në fjalë, por ishte duke parë ndeshjen me shokët e tij. Ai punonte si hidraulik në shtetin helen.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version