Policia e Tiranës po përgatitet me një sërë masash për protestën e nesërme që do të organizohet nga opozita me në krye Partinë Demokratike dhe Lëvizjen Socialiste për Integrim përpara Kryeministrisë në orën 12:00 dhe do të zgjasë 4 orë.
Mësohet se pritet të aktivizohen rreth 1500 policë nga komisariatet e Tiranës, forcat Shqiponja, FLO dhe FNSH,në terren do të ketë edhe agjentë civil dhe të Shërbimit Informativ Shtetëror (SHISH). Synimi është shmangia e incidenteve dhe një tentativë e mundshme e protestuesve për të sulmuar institucionet, pavarësisht se organizatorët e kësaj proteste si kreu i PD, Lulzim Basha ashtu edhe ajo e LSI, Monika Kryemadhi kanë mohuar ekzistencën e skenarëve të dhunës.
Masa ka marrë edhe policia rrugore. Të gjitha rrugët që të çojnë drejt Bulevardit “Dëshmorët e Kombit” do bllokohen orët e para të mëngjesit deri në përfundim të protestës,përjashtim do të bëhët vetëm për automjetet e transportit publik.Gjithashtu autobusët që do të vijë me protestues nuk do të lejohen të futen në qytet. Ata që vijnë nga ana veriore dhe jugore do stacionohen pranë stadiumit “Asllan Rusi”, ndërsa nga ana juglindje do të stacionohen tek Fakulteti Ekonomik.//sosnews.al
