rotesta e Partisë Socialdemokrate në kundërshtim të marrëveshjes së Ohrit. Pas fjalimit të kreut të Socialdemokrate Dardan Molliqaj, aktivistë të PSD-së kanë hedhur tym para ndërtesës së Qeverisë dhe në mënyrë simbolike kanë vendosur flamuj të bardhë.

Dardan Molliqaj tha se kryeministri Albin Kurti nuk ka qenë asnjëherë i brengosur për dëmet e vërteta të Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Gjithashtu ai shtoi se Kurti u dorëzua para dëshirës për të mbajtur pushtet. 

PSD gjatë protestës ka hedhur tym para Qeverisë së Kosovës, ndërkaq ka vendosur edhe flamuj të bardhë.

“Kjo marrëveshje paraqet zymtësi dhe i ftojmë qytetarët që ta kundërshtojnë”,– ka thënë Molliqaj.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version