Dhjetëra të rinj dhe aktivistë të shoqërisë civile protestuan përpara Ministrisë së Drejtësisë për vrasjen e gjyqtares Fildes Hafizi nga ish-bashkëshorti i saj, pesë ditë më parë në Tiranë.

Me pankarta në duar, ata apeluan për të marrë masat e nevojshme në parandalimin e krimeve të tilla si dhe çdo formë të dhunës ndaj gruas.

Aktivistët, në shenjë protestë kundër dhunës ndaj grave, qëlluar simbolikisht me tollumbacë me bojë të kuqe godinën e Ministrisë së Drejtësisë, duke e bërë kështu përgjegjëse për krimin e rëndë.

Aktivistët thonë se edhe Parlamenti ka përgjegjësi që e amnistoi, dhe i fali 1 vit burg Fadil Kasemit.

Ndërkohë në një reagim të sajin ministria e drejtësisë u shpreh se mbështet çdo reagim të shoqërisë civile por rithekson qëndrimin e saj për kontrollin që do bëhet ndaj gjyqtarëve.

Për ministrinë e drejtësisë lëvizja e sotme e aktivistëve është e gabuar pasi nuk është ky institucioni I cili ka mekanizmat ligjorë që bën kontrollin e gjyqtarëve. Diçka e tillë bëhet nga kontrolli I lartë I drejtësisë.

/SOSNEWS.AL

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version