Ish-kryeministri Sali Berisha ka mbledhur Kryesinë e Partisë Demokratike, vendoset data e protestës. Protesta do mbahet më 11 shkurt, në orën 12.00, para Kryeministrisë.
Në mbledhjen e sotme të Kryesisë së PD-së, Sali Berisha vijon të akuzojë kryeministrin Edi Rama se ka korruptuar zyrtarin e FBI-së, Charles McGonigal dhe se qëllimi i tyre ka qenë asgjësimi i opozitës, duke e krahasuar me një puç shteti.
Sipas Berishës, Rama ka përdorur McGonigal për të ndihmuar Vangjush Dakon dhe Tom Doshin, të shpallur non grata nga SHBA. Kryetari i PD tha dje se me lidhjet me McGonigal, kryeministri Edi Rama ka dëmtuar rëndë miqësinë Shqipëri-SHBA dhe për këtë do të marrë një përgjigje nga populli.
Protesta e PD vjen pak ditë pasi u publikua dosja e plotë dhe aktakuza me 9 pika që FBI ka kopsitur për ish-agjentin dhe shefin e kundërzbulimit të FBI, Charles McGonigal. Faqet e dosjes tregojnë shumë për zhvillimet politike të 5 viteve të fundit edhe në Shqipëri, ku protagonist është kryeministri Edi Rama dhe lufta e tij kundër opozitës.

