Deputetët e Partisë Socialiste kërkojnë përjashtimin me nga 10 ditë nga seancat plenare dhe nga komisionet për 6 deputetë të PD-së. Në një kërkesë drejtuar kryetares së Kuvendit, Lindita Nikollës, deputetët e PS-së kërkojnë që deputeti Edmond Spaho të përjashtohet për 20 ditë. 

PS kërkon përjashtimin e:

-Edmond Spaho

-Elda Hoti

-Sorina Koti

-Oerd Bylykbashi

-Lindita Metaliaj

-Gerta Bardelin

Deputetët e PS deklarojnë se Spaho, Koti, Bylykbashi, Metaliaj dhe Bardeli penguan vijimin e seancës plenare duke krijuar kaos e duke bllokuar foltoren. Sipas tyre, Spaho përdori mjete zhurmuese duke mos lejuar që të dëgjoheshin deputetët e tjerë. 

Në kërkesë thuhet se Spaho në koordinim me Hotin dhe deputetët e tjerë hoqën pajisjen e mikrofonit nga foltorja duke krijuar zhurmë. 

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version