Në Kuvendin e sotëm përpos përplasjeve në nisje të seancës plenare paralelisht me protestën e opozitës është shënuar edhe një incident. Teksa opozitarët po përpiqeshin të hynin me ngulm brenda ambineteve të Kuvendit, kreu i opozitës dhe 8 deputetët e përjashtuar, energjia elektrike ndërpritet dhe Kuvendi mbulohet në terr.
Shpjegimi lidhur me këtë incident ishte defekti i një pajisjeje. Pas disa minutash, Kuvendi ka rinisur seancën plenare.

