Ish-ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka folur në lidhje me largimin e shqiptarëve nga vendi dhe arsyet që i çojnë që të marrin gomonet drejt Britanisë së Madhe.
I ftuar në emisionin “FrontLine” në News24, Lleshaj tha se një nga arsyet e largimit është dhe keqqeverisja 30-vjeçare.
Sipas tij politika pas viteve ’90 nuk ka bërë reforma esenciale duke bërë që të akumulohet nëj klimë e vështirë për qytetarët.
Ai shton se konflikti politik konsumon shumë energji dhe heq dëshirën për të jetuar në këtë vend.
“Shqiptarët ikin për shumë arsye. S’mund te këtë vetëm një përgjigje të vetme. Ikin për arsye sociale, arsye ekonomike, ikin dhe pa e ditur përse ikin. Ikin për arsye të klimës, sepse fatkeqësia numër 1 e këtij vendi nuk është mungesa e resurseve po është klima e papërshtatshme. Është prishur Klima. Këta ikin nga keqqeverisja e socialisteve, demokratëve dhe të tjerëve. Po ikin pasi është akumuluar një klimë e tillë e vështirë, e cila bëhet më e vështirë artificialisht për shkak të konfliktit të madh politik, i cili konsumon shume energji dhe prish shijen për të jetuar. Situata ekonomike patjetër… fatkeqësia e këtij vendi është që 90’ nuk pati ndrysim, edhe pas ndryshimit të regjimit Shqipëria nuk bëri asnjë reformë esenciale, nuk u bënë reforma e tokës, u zaptua.
Nuk ishte reforma e tokës që të ndahej si duhej por reforma e legalizimit, është një absurd i madh, ndërtuan kot më kot dhe jetën dhe energjinë e kthyen në beton në vendin e gabuar, që nuk arritëm të ndërtojmë një istëm shëndetësor dhe arsimor. Janë rezultate të një politike të munguar reforme”, u shpreh ai.

