Qyteti i Kherson ndodhet në jug të Ukrainës dhe para luftës kishte një popullsi prej rreth 380,000 banorë.
Shtrihet në brigjet e lumit Dnipro pranë bregut të Detit të Zi dhe është afër Krimesë, pjesë e Ukrainës që Rusia e aneksoi në vitin 2014.
Për këtë arsye, nëse Ukraina do të rimarrë Kherson, ajo mund të shihej si një portë për të rimarrë edhe Krimenë.
Lumi Dnipro kalon gjithashtu në qendër të Ukrainës, kështu që kontrollimi i tij është strategjikisht i rëndësishëm.

Kherson është i vetmi nga kryeqytetet rajonale të Ukrainës që ra në duart e forcave ruse. Qyteti u pushtua në fillim të marsit dhe më vonë u shpall i aneksuar nga Kremlini së bashku me rajonet e Luhansk, Donetsk dhe Zaporizhzhia.
Ripushtimi i qytetit do të dërgonte një mesazh se lufta po kthehet në favor të Ukrainës, thonë analistët.
Megjithatë, forcat ruse janë gjithashtu nën presion të madh për të mbrojtur Kherson. Ata humbën 6,000 km katrorë territor nga forcat ukrainase gjatë kundërofensive të tyre në lindje të vendit.
Sa shpejt mund të fillojë një betejë për Khersonin?
Forcat ukrainase kanë bombarduar me raketa urat nëpër Dnipro, në përpjekje për të ndërprerë linjat e furnizimit të Rusisë në qytet nga lindja dhe jugu.
Forcat e saj gjithashtu kanë avancuar gradualisht në qytet nga veriperëndimi dhe verilindja.
“Objektivi tjetër kryesor i Ukrainës është qyteti i Beryslav, në rrjedhën e sipërme të lumit Dnipro,” thotë Marina Miron, studiuese në studimet e mbrojtjes në Kings College London. “Sapo të marrin Beryslavin, atëherë ata mund të sulmojnë për çlirimin e Khersonit. Mund të jetë vetëm disa javë larg”, shtoi ajo.