Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç, i pranishëm në Forumin e Davosit në Zvicër nuk u ka shpëtuar dot pyetjeve lidhur me luftën në Ukrainë dhe Vladimir Putin. I pyetur nga gazetari nëse Putin është për të një kriminel luftë, Vuçiç nuk pranoi të përgjigjej, duke shtuar se ai nuk kishte pse të bënte rolin e gjyqtarit. Ndërsa mungesën e sanksioneve e justifikoi me argumentin se vetë Serbia i ka përjetuar për dhjetë vite dhe se sipas tij nuk sjellin asgjë të mirë.
I pyetur për etiketimin që i bëhet ‘Putini i vogël’, Vuçiç tha se ai për herë të fundit e ka takuar Presidentin e Rusisë kur kanë folur për gazin dhe se nuk është ndjerë as i lumtur e as i zhgënjyer. Në këtë bisedë ndërhyri dhe vetë kryeministri Edi Rama, i cili tha se rajoni është në një front kur vjen puna për të dënuar Rusinë, por që BE-ja po pëson rënie dhe kjo duhet kuptuar sa më parë nga drejtuesit në Bruksel.
Pjesë nga biseda mes tyre:
Aleksandër Vuçiç: Prej disa kohësh në media është përfolur shumë se Vuçiç është një Putin i vogël në Ballkan. Me aq sa di, ka nja 700 artikuj të ndryshëm në mediat botërore. Deri tani nuk kemi sulmuar askënd. Nuk do ndodhë. Është një koment cinik. Po flas për integritetin territorial të Serbisë. Kur erdhi fjala për të votuar për të dënuar pushtimin që ndodhi në 24 shkurt, ne votuam në favor. E vetmja çështje është kur ju vendosni sanksione. Ne i kemi përjetuar sanksionet për 10 vjet. Nuk do sjellë rezultate të mira. Urrej gjithnjë të bëjë pjesë në klubin e të njerëzve që mendojnë njësoj. Kur flasim për qëndrimet politike, gjithmonë Serbia është krah.
Gazetari: Ju hezitoni për sanksionet. Por a jeni dakord se Putini është një kriminel lufte?
Aleksandër Vuçiç: Nuk më duket e drejtë, duket sikur je bërë gjyqtar.
Gazetari: Unë po bëj pyetje.
Aleksandër Vuçiç: Po del në përfundime. Kur të flasim për Vladimir Putinin, nuk them që ai është lunatik. Ka shumë udhëheqës që kanë shkuar në Moskë dhe kanë takuar Putinin. Hera e fundit kur kam folur ka qenë kur fola për furnizimin me gaz të Serbisë. Nuk isha i zhgënjyer, por as i lumtur.
Edi Rama: Dua të them diçka të fundit. Ka shumë kritika ndaj Angela Merkel dhe politikanëve të verbër që morën gazin rus dhe po e zëvendësojnë tani. Mënyra si e kuptoj unë botën është që nuk po e zëvendësojnë burimin e pisët rus me disa burime të pastra nga demokraci vibruese. Është edhe tregu pjesë. Janë shumë gjëra kështu që nuk do nxitoja në dhënien e gjykimeve. Dua të them që duhet ta kuptojmë njëri-tjetrin shumë më mirë. Po ndodh diçka mjaft thelbësore që ne të gjithë në Ballkanin Perëndimor jemi në një front përfshirë Serbinë kur vjen fjala për të dënuar Rusinë, për të dënuar pushtimin. Pra në një front në Kombet e Bashkuara. Kur vjen puna tek sanksionet, po. Mund të jetë e bëshme për këdo.

