lagosje me armë zjarri në Fier. Dashamir Muçaj ka mbetur i plagosur mesditën e sotme pas një konflikti me Altin Nikën. Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur në lagjen ’11 Janari’ në Fier, ku 52-vjeçari Altin Nika ka plagosur me armë zjarri, Dashamir Muçajn, 50-vjeç, pas një debati mes tyre.
Sherri ka nisur për arsye që ende nuk dihet shumë pranë parukierisë së bashkëshortes së Muçajt. Pasi janë konfliktuar, 50-vjeçari ka përfunduar në spital nën kujdesin e plotë të mjekëve, ndërsa autori është shpallur në kërkim.
NJOFTIMI I PLOTË:
Fier/Informacion paraprak
Plagosi me armë zjarri një shtetas, pas një konflikti të çastit, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar. Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika të shumta kontrolli, në të gjithë territorin e qarkut, me qëllim kapjen e tij.Rreth orës 13:15, në lagjen “11 janari”, dyshohet se pas një konflikti të çastit, shtetasi A. N., 52 vjeç, ka plagosur me armë zjarri, shtetasin D. M., 50 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Vijon puna intensive për kapjen e shtetasit A. N. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje.

