Anëtari i Partisë Demokratike, Van Rica, i cili u arrestua 3 dite me parë, pasi qëlloi me armë zjarri pas një konflikti në selinë e kësaj force politike në Kurbin, është liruar nga Gjykata e Kurbinit.

Gjyqtari Olti Skrame vendosi masën “detyrim paraqitje”, ndërsa Prokuroria kishte kërkuar “arrest me burg”.

Ngjarja ndodhi pas një konflikti të momentit me nje prej drejtuesve të PD-së lokale, ku autori qëlloi në ajër dhe për fat të mirë nuk pati viktima apo të lënduar.

Ndërkohë hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Gjykata e Kurbinit
Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version