Të tjera detaje kanë dalë lidhur me vrasjen e 39-vjeçarit shqiptar në Greqi, pas një sherri masiv ku ishin përfshirë edhe 9 shqiptarë të tjerë.

Sipas mediave greke, ditën e nesërme në mesditë të afërmit dhe miqtë do i japin lamtumirën 39-vjeçarit shqiptar në vendlindjen e tij, në Shqipëri.

Trupi i 39-vjeçarit u identifikua mëngjesin e djeshëm nga vëllai i tij, i cili nuk mund ta besonte se ai humbi jetën nga një plumb “qorr”.

Në të njëjtën kohë, nusja e 39-vjeçarit përshkruan për mediat greke minutat e fundit të jetës së tij, në momentin që i riu shqiptar ndodhej në kafenenë e Rrugës Kastamonis në Nea Joni.

“Ajo që zbuluam ishte se ai doli jashtë për të shpëtuar sapo pa të shtënat dhe aty u godit. Ai ndoshta e kuptoi se çfarë ndodhi dhe vrapoi të largohej por nuk ia doli. Më herët fliste me kamarieret dhe i pyeste se kush ishin ata (për 7 personat), sepse nuk i njihte. Kur e pa zënkën e tyre, bërtiti “qetësohuni djema, qetësohuni’”, thotë bashkëshortja e 39-vjeçarit dhe shton se ai ishte një njeri punëtor që nuk kishte asnjë ngatërresë me njerëz si ata që u përfshinë në përleshjen vrastare.

“Ai nuk njihte asnjë prej tyre. Nuk kishte lidhje me ta. Dyqani nuk ishte vendqëndrimi i tij. Nuk e di nëse ndonjëherë shkonte për të parë ndeshje, si të martën. Ishte punëtor dhe i qetë”, thekson ajo.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version