Kreu i Nismës Thurje, Endrit Shabani ka komentuar ditën e sotme projektligjin e ri të propozuar nga Ministria e Infrastrukturës, me atë të të cilit, qeveria i hap rrugë shembjes së pallateve të ndërtuara më shumë se 50 vite më parë.
Shabani u shpreh në studion e Panorama TV, se kjo bëhet që ato të zëvendësohen me kulla të larta. Ai theksoi se pallatet e larta nuk duhen ndërtuar në qendër por në periferi, në mënyrë që të shpërndahet zhvillimi ekonomik dhe dendësia e popullsisë.
“Këta nuk ndalen së ndërtuari kulla të larta. Shumë lagje janë të pa askesueshme nga zjarrfikësja apo ambulanca. Këta vazhdojnë të ndërtojnë, ndërkohë që njerëzit nuk po blejnë dot shtëpi. E shoh me shumë dyshim edhe këtë si lëvizje. Propozimi im është të ndërtojmë pallate të larta jo në qendër por në periferi. Mund të ndërtojmë të Gjiri i Lalëzit.
Kemi zona të mira që premtojmë mundësi zhvillimi. Nuk kanë densitet të lartë. Pse duhet të vazhdojmë të ndërtojmë ende në qendër. I kanë vënë syrin Shallvareve, rrugës së Durrësit apo Rrugës së Kavajës. Pse duhet të ndërtojmë në këto zona kur kemi hapësira të tjera, që edhe njerëzit të jetojnë më mirë”, tha Shabani.

