Përmbytje në Kosovë. Shtëpitë e disa banorëve në Kosovë kanë pësuar dëme të mëdha pas vërshimeve që nisën të enjten, si pasojë e reshjeve të dendura të shiut.

Si pasojë e shirave të rrëmbyeshëm, vërshimet kanë prekur më së shumti komunat: Skenderaj, Mitrovicë e Jugut dhe Istog, duke dëmtuar ekonomi familjare, biznese, kultura bujqësore dhe infrastrukturën rrugore.

Në këto zona, shumë banorë kanë mbetur pa strehë të sigurt, ndërsa është dëmtuar edhe një pjesë e infrastrukturës rrugore dhe energjetike.

Kompania rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka bërë të ditur se si pasojë e shirave ka turbullira të ujit në kanalin e Ibër Lepencit. Në disa komuna të Kosovës janë krijuar komisione për të vlerësuar dëmet e shkaktuara nga vërshimet e ditëve të fundit.

Për shkak të gjendjes së keqe në Kosovë, Forcat e Armatosura të Shqipërisë ndodhen në Kukës, gati për të ndërhyrë në çdo moment që ka nevojë.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version