Detaje të reja janë zbuluar nga gjendja shëndetësore e 22-vjeçares keniane, Joy, e cila u gjet e dhunua barbarisht në katin e parë të banesës ku jetonte me qira dhe kaloi në gjendje kome.

Mësohet se gjendja fizike po përmirësohet, ndërsa truri i punonjës së kazinosë ndodhet në gjendje vegjetative.

Dy përfaqësues të Ambasadës së Kenias në Itali kanë mbërritur ditën e djeshme në Shqipëri për të vizituar 22-vjeçaren në spital, si edhe për t’u interesuar për ecurinë e hetimeve.

Ndërkohë, e ëma e saj ka bërë apel për transferimin e të resë në një spital tjetër jashtë vendit, në Turqi ose Itali, për mjekim më të specializuar.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version