Kryeministri Edi Rama është treguar i prerë përsa i përket votimit të kandidaturave për Avokatin e Popullit. Në fjalën e tij në Kuvend, Rama tha se nuk do të votojnë asnjë prej kandidaturave të grupit të Opozitës. Ledio Brahon, ai e konsideroi avokatin e PD-së për të cilin tha se nuk ka fituar asnjë gjyq dhe nuk ka si të votohet prej tyre.
“More zotëri, more zotëri, unë i dal përballë të tëra vendimeve të mia, nuk iki dhe ju thashë, në raste të tilla, grupi parlamentar i Partisë Socialiste, që është parti serioze, nuk është çetë, mblidhet dhe merr vendim për një gjë apo një gjë tjetër. Keni ifnormacion që është mbledhur dhe ka marrë vendim? Ja ku, offshore, ja çfarë (qesh)…Sa e tha publikisht? Çfarë tha? Unë e dëgjova atë që tha kryetari i grupit dhe nuk tha asgjë nga ajo që po përsëris unë dy herë. Duhet të merrni masa për të garantuar se keni akoma punë për të lidhur gojën me veshin, veshin me sytë, hundën me sytë se s’ka mundësi. Të gjithë janë të lirë të votojnë për kë të duan nga të treja kandidaturat. Është votimi i lirë, do bëhet procedura, çfarë nuk ka more zotëri, ore se është habi e madhe, ligji është i qartë, nëse nuk ka vota të mjaftueshme respektohet radha, uaa. Nëse ju do ikni do bëhet formalisht, do bëhet procedura dhe do ikium. Kaq rëndë jeni? Pse duhet patjetër droga, mafia, krimi, droga? Fatmirësisht për këtë ne kemi një Provë të thjeshtë, jo për t’ju dhënë llogari, por për dëshirë humane që të vendosni marrëdhëniet me realitetin. Nuk kemi marrë asnjë vendim të tillë. Kaq. Përsa i përket tjetrës, ju nuk keni sjellë shumë kandidatë, ju keni sjellë një se atë tjetrin nuk e llogarisim fare sepse ka ardhur nga vulëhumburit, por ju llogarisim ju që nuk e keni humbur vulën akoma. Nuk kemi thënë asgjë tjetër veçse tradita që do ta propozojë Opozita. Por s’mund të na kërkoni të votojmë avokatin e PD-së. Ju çfarë nuk thatë këtu për një gjykatës. Doni ta merrni avokatin e Popullit ta fusni tek Shqupi? Te parkimi se as Shqupin s’e keni. Gjeni kandidat tjetër, atë mbajeni se ju duhet tek partia, në gjyq me ne nuk ka dhënë fitore, i ka humbur të gjitha,”- tha Rama ndër të tjera.

