Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se në takimin që pati sot me presidentin Bajram Begaj ka propozuar emërimin e Vlora Hysenit si drejtore e Shërbimit Informativ Kombëtar. Me anë të një postimi në Facebook, Rama shkruan se përgatitja e spikatur dhe eksperienca e saj përbën një garanci për reforimin e SHISH.     

Postimi i Ramës:

Sot i paraqita Presidentit të Republikës propozimin për emërimin e Znj.VLORA HYSENI drejtore e Shërbimit Informativ Kombëtar, me besimin e plotë se përgatitja e spikatur, eksperienca e krijuar në vite dhe respekti që zonja Hyseni gëzon në komunitetin ndërkombëtar të inteligjencës, përbëjnë një garanci të plotë për reformimin e mëtejshëm të shërbimit inteligjent shqiptar.

Me pare pozicionin e kreut te SHISH e mbante Helidon Bendo. Bendo u emërua në detyrën e Drejtorit të SHISH më 5 Nëntor 2018. Ai është një inspektor karriere, pasi iu bashkua shërbimit inteligjent në vitin 1995. Bendo është diplomuar për matematikë në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, ka një master në studime për sigurinë, si dhe trajnime të ndryshme brenda e jashtë vendit. Bendo ka qënë prej kohësh në qendër të hakerave iranianë. Ata publikuan mjetet e identifikimit të Bendos. Në dokumente ishin të gjitha të dhënat e Bendos, atësia, mëmësia, datëlindja, vendlindja si dhe numrat personalë, sa herë që ka rinovuar kartën e identitetit. Mirëpo, hakerat nuk janë ndaluar me kaq. Ata kanë publikuar edhe lëvizjet e Bendos nga Shqipëri. Në dokumente shihet sa herë ish-kreu i SHISH e ka kaluar kufirin shqiptar, nga cila pikë kufitare ka dalë dhe me çfarë mjeti ka udhëtuar.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version