Kryeministri Edi Rama ka komentuar dhe përgjimet e 21 janarit që u publikuan edhe një natë më parë nga gazetari Artan Hoxha. Nga foltorja e Kuvendit, kryeministri Rama tha se audioja tregonte se 21 janari ishte një vrasje në bashkëpunim dhe jo një ngjarje pa autor. Ai shtoi se si Gërdeci dhe 21 janari janë mbyllur nga drejtësia, por që duhen rihetuar me daljen e provave të reja.
“Fati i jetimit për këtë andej matanë nuk dihet akoma, kurse ju këtu në Shqipëri i shpëtuat përgjegjësisë sepse Prokuroria e mbylli Gërdecin si një shpërthim teknikisht të gabuar, ndërsa 21 janarin si një vraje pa autor. Mbrëmë u dëgjuan mjaft mirë zërat dhe demonstrohej se nuk bëhej fjalë për një vrasje pa autor por në bashkëpunim. Kësaj pyetjeje nuk i jeni përgjigjur ndonjëherë,”- tha Rama ndër të tjera.

