Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se me Presidenten e Komisionit Europian Ursula von der Leyen ka biseduar në lidhje me masat e marra për energjinë elektrike si dhe për samitin e Ballkanit Perëndimor që do të mbahet në Tiranë. Gjatë konferencës së përbashkët për mediat, Rama theksoi se fillimisht Tirana u bë skena e një ngjarje europiane në futboll, ndërsa tani po bëhet skena e një ngjarje politike.

“Nga ana tjetër sigurisht që takimi i sotëm ka një vlerë të veçantë, për shkak se presidentja na ka informuar për gjithë situatën financiare ku bombat dhe plagët i ka në Ukrainë, por pasojat e së cilës i ka në të gjithë Evopën, në çmimet për energjinë elektrike dhe inflacionin. E informova preisdenten për punën që po bëjmë në mënyrë që të mos e rëndojmë konsumatorët me rritjen e çmimit të energjisë. Po ashtu folëm për samitin e Ballkanit Perëndimor në 6 dhjetor. Tirana u bë skena e një finale europiane në futboll, dhe tani bëhet skena për një ngjarje politike. Në zgjedhjet e mundshme ka bërë avokatinë e Tiranës,” tha Rama.

