Kryeministri Edi Rama, i cili ndodhet në Mynih për të marrë pjesë në Konferencën e Sigurisë, u takua sot me  Komisionerin Europian për Marrëveshjen e Gjelbër Europiane, Frans Timmermans. Përmes një postimi në rrjete sociale, Kryeministri Rama ndau edhe momente nga takimi. Sipas kryeministrit Rama, gjatë takimi u diskutua mbi nevojën për të rritur mbështetjen ndaj Ballkanit Perëndimor.

“Munich Security Conference 2023/ Mynih – Me Komisionerin Europian për Marrëveshjen e Gjelbër Europiane, Frans Timmermans, mbi nevojën për të rritur mbështetjen ndaj Ballkanit Perëndimor”, shkruan Rama në fotot që shpërndan në Facebook.

Konferenca e Sigurisë në Mynih, ka nisur dje më 17 shkurt dhe do të zgjasë deri më 19 shkurt.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version