Gjatë një konference për mediat së bashku me Presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Layen, Rama tha se projekti është vonuar për shkak të burokracisë së Bankës Evropianë për Rindërtim dhe Zhvillim.
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se aksi hekurudhor Tiranë-Durrës dhe Rinas-Tiranë do të përfundoj në pranverën e vitit 2024. Gjatë një konferencë për mediat së bashku me Presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, Rama tha se projekti është vonuar për shkak të burokracisë së Bankës Evropianë për Rindërtim dhe Zhvillim.
“Ne jemi të vetëdijshëm që fal jush kemi pasur një mbështetje më të madhe seç do ta kishim për tërmetin. Ashtu siç jemi të vetëdijshëm se në këtë situatë falë qasjes së Komisionit dhe falë qasjes suaj personalisht përsëri ne nuk jemi vetëm. Dua ta falenderoj presidenten për këtë ndalesë në Tiranë. Kemi qenë së bashku për të parë punimet e hekurudhës së re, e cila jo për shkak të burokracisë së Komisionit, por për shkak të burokracisë të Bankës Evropianë për Rindërtim dhe Zhvillim projekti është vonuar, por jemi në kushtet kur në pranverën e vitit 2024 do të kemi aksin hekurudhor Tiranë-Durrës dhe Rinas-Tiranë,” tha Rama.

