Kryeministri Edi Rama ka përuruar një ujësjellës në Dibër duke theksuar se PS ishte e vetmja parti që dërgoi ujin e pijshëm 24 orë në këtë zonë të vendit, gjë që nuk e kishte bërë askush më parë sipas tij. Ai piu ujë nga ujësjellësi, duke u shprehur se është më i mirë se çdo lloj tjetër.
‘Të rrojë PS se pa të bëhet fushë çdo gjë. Atë e kemi bërë blu, në vend të hudhrës për të mos u marrë në mësysh. Partia tjetër përpara bëri sa mujti po ujë nuk solli, këtë e ke nga PS, ta pish shëndet. Hajde gëzuar‘-thotë Rama.
Më pas, ai e ndau ujin me një person, që sipas tij është demokrat. Rama i thotë se PD tentoi që të sillte ujë mirëpo nuk ia doli dot. Rama dhe demokrati, pinë së bashku ujë në formën karakteristike që pijnë në dasëm nusja dhe dhëndri.
‘Uj mër uj se u tha burri huj’-shkruan kryeministri në Facebook.

