Presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier ka vizituar sot kryeministrinë së bashku me kreun e saj Edi Ramën. Me anë të një postimi në Facebook, Rama ka shpërndarë momente nga takimi si dhe turi që i ka bërë Presidentit gjerman. 

Po ashtu ata bën një dialog të shkurtër në hollin e kryeministrisë ku folën për Procesin e Berlinit, luftën në Ukrainë si dhe zgjerimin e BE-së në Ballkanin Perëndimor. Po ashtu gjatë takimit të sotëm, Rama i dhuroi Presidentit gjerman një kopje të përkthyer në gjermanisht të librit të Lea Ypit si dhe një kopje të pikturave të tij. Ndërkohë që presidenti gjerman i dhuroi kryeministit një stilograf.    

Pjesë nga diskutimi:

Edi Rama: Është një gjë shumë e mirë që të kemi një Ministër të Jashtëm si President në Gjermani sepse është shumë e rëndësishme. Ju e dini që kemi dhe Procesin e Berlinit që po vazhdon, që është organizuar dhe po sjell shumë të mira në Ballkan.

Frank-Walter Steinmeier: Jemi kemi folur për reformat dhe progresi është i mundur. Përshtypja ime sot në Parlament është se ndiheshin shumë shpresëdhënës. Procesi i Berlinit do të vazhdojë. Jetojmë në kohë të vështira, po flisnim dhe po diskutonim për pasojat e luftës në ekonomitë tona. Evropa jo vetëm që duhet të tregojë besim duhet dhe të jetë e hapur për zgjerim në Ballkanin Perëndimor. 

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version