Nga Shkupi, kryeministri Edi Rama theksoi rëndësinë e madhe të Procesit të Berlinit në raport me Ballkanin e Hapur. Rama u shpreh se sidoqoftë, Procesi i Berlinit s’do jetë i përjetshëm ashtu sikurse është Ballkani i Hapur.
‘Ia vlen edhe më shumë, sepse kështu ndërrojnë vendin lokomotiva me vagonët dhe procesi i Berlinit është një lokomotivë e cila ka tërhequr të gjithë liderët e rajonit në një rrugëtim të ri, ndërkohë që në një moment të caktuar, ajo lokomotivë u mor peng nga vagonët. Dhe praktikisht ne kemi shtyrë procesin përpara duke dhënë një mesazh shumë të qartë që nuk kemi pse presim. Në fund do të mbetemi me Ballkanin e Hapur, sepse Procesi i Berlinit nuk do të jetë i përjetshëm ndërsa Ballkani do të jetë i përjetshëm, sepse nuk besoj se do të duhet të na marrin përdore të tjerët”.-tha Rama.

