Kryeministri Edi Rama ka rrëfyer një pjesë të jetës së tij në programin radiofonik në Mbretërinë e Bashkuar, “Pjesa tjetër është politikë”- me gazetarët Alaister Campbell dhe Rory Stewart. Ai foli për basketbollin, fushë në të ciln tha se ishte mediokër, pikturën, rininë në komunizëm, marrëdhënien me të atin, por edhe mënyrën se si iu fut politikës.
I pyetur për rritjen e numrit të emigrantëve shqiptarënë Britaninë e Madhe, Rama tha se kjo gjë ndodh pasi njerëzit ‘gënjehen’ nga thashethemet dhe mendojnë se atje janë krijuar hapësira e boshllëqe që i përmbushin vetëm shqiptarët.
Ai komentoi sulmin kibernetik dhe ndikim rus në Ballkan, për të cilin tha se është i fortë. Madje në shumë zona, Rama tha se Putin konsiderohet hero që i ‘tregon dhëmbët’ Perëndimit. Kryeministri Rama foli dhe për liderët botërorë.
Ai shprehu admirim ndaj ish-kancelares gjermane Angela Merkel dhe për pasardhësin e saj, tha se ishte i njëjti njeri, por në versionin mashkull. Për Emmanule Macron, Rama tha se njerëzit nuk e njohin, është shumë ndryshe nga ç’duket në publik, por që nuk e kupton se përse nuk arrin dot që të krijojë lidhjet e duhura me njerëzit. /Dosja.al

